Diskurs quhet përdorimi i gjuhës si mjet me përmbushë një qëllim të caktuom. Përveç sundeve tipike të fushës së diskursit, almiset që mund të dobisohen në këto debate të strukturuome përfshijnë edhe dialektikën (metoda) si arti i bisedës dhe argumentimit me gjetë të vërtetën; silogjizmin (themelet logjike) me ndërtua themelet e arsyetimit të shendoshë; dhe enthemimën (lidhja) si nji ‘silogjizëm të shkurtuom’, a cila lidhet edhe me mendjen edhe me zemrën e audiencës. Diskursi ndihmon në zhvillimin e debateve të mir-informuome ku problemet zgiidhen përmes arsyes, jo forcës a manipulimit.
Diskursi: Përdorimi i Gjuhës me Cak Komunikimin
Termi ‘diskurs’ vjen prej lat. ‘discurrō’ < dis- ‘veçmas, i ndamë (en. apart) + currō ‘me ngah, me vrapua (en. to run). Diskursi merret me njësi gramatikore mã të mëdhaja se fjalia. Ai përkufizohet si përdorimi i gjuhës në kontekst shoqnor, ose me cak komunikimin, prandaj nuk mund të konceptohet si të folun me vete, të folun pa iu drejtua dikujt, bisedë e thjeshtë, apo debat kot.
Enthemima - Argumenti i Cunguom
grc. ἐνθύμημα enthýmēma (enthemima) ãsht një silogjizëm (argument formal) i cunguom të cilit i mungon njëna prej dý premisave ose, ma rrallë, përfundimi. Në ligjrata të sinqerta, pjesa që mungon nënkuptohet prej autorit edhe audiencës.
Dialektika - Arti i Argumentimit
grc. διαλεκτική dialektiké (dialektkë) – arti i argumentimit nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve interaktive. Fjala vjen prej, grc. διαλεκτικός dialektikós (debatues kompetent) < διαλέγομαι dialégomai (me marrë pjesë në dialog) < διά diá (ndër, nëpermjet) + λέγειν légein (me folë). Termi ‘dialektikë’ përshkruan një metodë argumentimi filozofik që përfshin një proces kundërshtie në mes dy anësh me pikpamje të përspjekta rreth një subjekti. Caku ãsht që dialektistët, duke mësua prej njëni-tjetrit, të arrijnë në përfundime mã të thelluome.
Dialektika e Hegelit: keqkuptimi dhe zbatimi i drejtë i parimeve
Silogjizmi:Argumenti Formal
grc. συλλογισμός sullogismós (inferencë, përfundim). Etimologjia e lashtë e fjalës infer(encë) vjen prej para-indo-europjanishtes *bʰéreti ‘me bartë’ < *bʰer-. Në silogjizëm, argumenti çohet përpara, ose bartet—prej premisave te përfundimi. Këtu mund të vërehet ngjasia e silogjizmit me dialektikën, e cila gjithashtu përparon drejt qartsmit të argumentit. Të dyja kërkojnë të vërtetën pavarsisht prej ndjenjave të audiencës (retorikës) apo kohës, situatës, e rrethanave (kairos) ku jepet kumti. Në këtë aspekt, ato ndryshojnë prej enthemimës, e cila mbetet e ngujuome në audiencë dhe rrethana.
Silogjizmi: Bazat e logjikës prej lashtsisë te kohët moderne